Jakaj: LSI-ja do të ketë rritjen më bindëse, kjo për shkak të hapjes që ka bërë

Kandidati për deputeti i LSI-së në zgjedhjet e 25 prillit, Besnik Jakaj, tha se kjo parti do të ketë një rritje shumë bindëse në këto zgjedhje. ”Këtë herë do të kemi rritje më bindëse për shkak të hapjes që ka bërë LSI-ja. Së bashku me opozitën kemi bërë disa aksione të jashtëzakonshme, pasi vendi ka kaluar periudhën me të vështirë në historinë e Shqipëri. Kjo opozitë është e konsoliduar dhe aksionet e saj janë ndër më të paparat. Kemi qenë një opozitë që në koalicion kanë marrë masa drastike që nuk janë parë ndonjëherë në politikën e vendit”,-tha në emisionin ”Arena”.

SHKARKO APP