Jalë, 14-vjeçarja: Fjeta në bagazh, më kanë humbur librat
Familjarët e fisit Balaj në Jalë e kaluan natën jashtë në pamundësi për të gjetur një vend ku të qëndrojnë pas shembjes së banesave nga IKMT.
Në mesin e tyre është edhe një vajzë minorene. 14-vjeçarja thotë se pas shembjes së shtëpisë nuk ka arritur të shkojë as në shkollë pasi librat i kanë humbur nën rrënoja. E mitura ishte mes 7 personave që u shoqëruan në polici pas përplasjes së IKMT me banorët.
“Kanë qenë 10 orë fiks që më kanë mbajtur vetëm mua në polici, babin dhe kushërinjtë i kanë mbajtur më shumë.Unë jam pa larë, librat nuk e di fare ku i kam, nga kanë shkuar. Mbrëmë kam fjetur në makinë, në bagazh se nuk dija ku të shkoja”.
Sipas IKMT bëhet fjalë për shembjen e 9 objekteve të palegalizuara me funksione shërbimi, kryesisht hoteleri, për të cilat pronarët ishin njoftuar sipas rregullave. 14-vjeçarja u shoqërua edhe në polici dhe këtë ngjarje opozita e cilësoi si kriminale.
KOHA JONË SONDAZH

