“Jam lajmëtar i Zotit”, shqiptari bën panik në Bolonja. Lë pa fjalë policët me atë që tha

Panik mes turistëve të shumtë dhe gjithë atyre që në mbrëmje ndodheshin në vendin e shenjtë, në  Bazilikën San Petronio në Bolonja.

Mediat italiane shkruajnë se një shqiptar 31-vjecar, me inicialet K.B, mundi të cajë pa kontroll rrethimin e policisë dhe hyri në zonën që nuk lejohej, Që atje nisi të ulërijë në shqip, “Jam lajmëtari i Zotit” dhe u bë agresiv me fyerje dhe të tjera sulme ndaj njerëzve që kishte pranë.

Të gjithë i mbërtheu paniku, por për fat policia ndërhyri shumë shpejt dhe mundi ta ndalojë. Pasi e shoqëruan në polici, u konstatua se shqiptari kishte probleme të shëndetit mendor.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai ka treguar për policinë se nuk kishte hyrë kot aty, por donte të jepte një mesazh të fortë, pasi ishte shumë i inatosur që njerëzit hynin në një vend të shenjtë me veshje të papërshtatshme dhe përdornin celularin.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?