”Jam në burg prej djalit”, GJKKO lë në burg Breçanin dhe tre nga të arrestuarit. Mata koka e trafikut

Erzen Breçani doli këtë të enjte para GJKKO-së, ku ka ka thënë se nëse është në burg, ka përfunduar prej djalit. Para trupës gjykuese, Breçani ka deklaruar se e ka këshilluar të birin, Eralbi Breçani që të mos merrej me gjëra të paligjshme. Ndërsa ka thënë se vetë i ka shërbyer shtetit edhe duke vënë jetën në rrezik.

”Nëse jam në burg jam prej djalit. E kam këshilluar të mos merret me gjëra të paligjshme. Nuk e di ca ka bërë nuk kam prova me ca merret im bir. Vetë i kam shërbyer këtij shteti, ku kam vënë edhe jetën në rrezik”,-tha thënë Breçani.

GJKKO-ja ka lënë në burg Breçanin dhe pjesën tjetër të bandës së policëve. Zbërthimet e komunikimeve “Sky” lidhën 11 persona mes policisë krimit dhe ish-zyrtarëve të lartë në trafik droge, pastrim parash dhe grup të strukturuar kriminal.

Figura qendrore është Ervin Mata, i dyshuar si koka e trafikut të kokainës nga Kolumbia, Ekuadori e vende të tjera të Amerikës Lindore drejt Evropës. Në komunikime del se në këtë aktivitet i është bashkuar edhe i kunati Eraldi Breçani, djali i ish zëvendësdrejtorit të policisë Tiranë. Dyshime se është i implikuar në trafik ka dhe për shefin e krimeve të komisariatit nr.6, Dedan Gjoni.

SHKARKO APP