”Jam premtim mbajtëse”, Rudina emocionet: Opozita ti bashkohet ”trenit”
Partia Socialiste dhe opozita e re, firmosën sot një marrëveshje për Kodin Zgjedhor, që për deputeten Rudina Hajdari është një arritje, pasi në zgjedhjet e ardhshme, siç ajo tha, shqiptarët do të votojnë atë që duan vetë dhe jo kryetari
”Sot mori formën e një marrëveshje politike. Shqiptarët zgjedhjet e ardhshme do të votojnë atë që duan vetë dhe jo kryetari. Ajo që është dukur si e pamundur, një premtim që unë e mbajta. Jam para jush dhe them që jam “premtim mbajtëse”. Jemi këtu falë mbështetjes qytetare. Sot është moment i rëndësishëm për demokracinë. Dua t’i bëj thirrje opozitës jashtëparlamentare që t’i bashkohen “trenit” të së ardhmes”.
Partia Socialiste dhe opozita parlamentare kanë arritur marrëveshjen politike për votimin e marrëveshjes së 5 qershorit dhe hapjen e listave. Marrëveshja e 5 qershorit e arritur në Këshillin Politik do të votohet më 23 korrik, ku PS dhe opozita parlamentare theksojnë në marrëveshje se vjen në dobi të procesit të integrimit të vendit dhe përmbushjen e kushtit të KE për miratimin e Reformës Zgjedhore në përputhje të plotë me rekomandimet e OSBE/ODIHR-it.