“Jam terrorist!” Pas arrestimit në Sarandë, i njohuri i tij thotë se vuan nga depresioni

 

Terrorizmi ka trazuar botën mbarë, por edhe Shqipërinë. Një vend me popullsi të dominuar nga myslimanizmi, Shqipëria numëron edhe besimtarë ekstremistë. Një i tillë është arrestuar në Sarandë, Fatjon Habibi, pasi deklaroi se ishte kamikaz dhe lëshoi thirrje alarmante për policinë.

Por pas prangosjes së tij, mësohet se besimtari mysliman vuante nga depresioni, sëmundje për të cilën kurohej prej vitesh. Fatjon Habibi, 34-vjeç, u bë i njohur pas një incidenti të ndodhur në Shtëpinë e Fëmijës në Sarandë. Habibi deklaroi se ishte kamikaz, ndërsa fjala “Allahu Ekber” gjatë vizitës së tij në jetimore alarmoi qytetarët dhe policinë.

Kjo e fundit veproi në kohë dhe i vuri prangat  34-vjeçarit. Por një i njohur i tij, Ermal Baja, tregoi për mediat lokale se 34-vjeçari Habibi vuante prej vitesh nga depresioni, ndërsa përveç thirrjeve ai nuk ishte treguar asnjëherë i dhunshëm. Sipas Bajat ai nuk kishte treguar as prirje ekstremiste, por ndërprerja e mjekimit e kishte bërë depresiv gjatë kësaj jave.

Besimtari mysliman Baja tregon dinamikën e ngjarjes së ndodhur të enjten, më 19 nëntor, ku Habibi përfundoi duke debatuar me rojën e jetimores në Sarandë, të cilit i është drejtuar me fjalët se është kamikaz. “Djali në fjalë është prej gjashtë muajsh praktikant mysliman dhe prej vitesh kurohej për sëmundjen e depresionit. Kohët e fundit ai kishte stabilitet mendor dhe filloi të mos i merrte ilaçet. Nuk ishte njeri i dhunshëm dhe as kishte prirje ekstremiste. Përkundrazi, ishte njeri i shoqërueshëm dhe human. Javën e fundit kishte shfaqur dobësi mendore, kur ditën e enjte debaton me dy besimtarë në xhami. Pasi u qetësuan shkojnë në dyqanin e tij (byrektore) dhe hanë nga një byrek. Aty u ndanë të qetë pasi ky djali mori qesen mbushur me byreqe e pica dhe shkoi t’i shpërndante në jetimore, një veprim që e bënte gjithmonë. Aty në jetimore, një Zot e di, sesi mund të jetë kapur e të ketë debatuar me rojën. Në gazeta marrim vesh se ka bërtitur “Allahu Ekber”. Mbase dhe ndonjë fjalë tjetër. Aty është bërë dhe arrestimi i tij”, dëshmoi një i njohuri i tij Ermal Baja.

Besimtari pohon se e kishte këshillës Habibin për të vazhduar mjekimin, por 34-vjeçari nuk e kishte dëgjuar, kjo ngaqë vuante edhe nga depresioni.

SHKARKO APP