Jamarbër Malltezi: Butrinti po kafshohet për resorte
Menaxhimi i parkut të Butrintit, është kthyer në mollë sherri mes opozitës dhe qeverisë. Eksperti i Mjedisit në PD, Jamarbër Malltezi, flet për paqartësi dhe thotë se ndodhemi në kushtet e një konflikti interesi të pastër.
”Ai burim financiar që ka ndryshuar ligjin, po merr një të mirë sipas ligjit. Ky fondacion nuk kishte tagër, është fondacion financiar. Ka një gjë tjetër interesante, më thoni një PPP të kësaj qeverie e cila është e suksesshme? Pse do ishte e nevojshme? Ne kemi ARMO-n. ARMO shkoi për skrap! Kryeministri ka gënjyer disa herë dhe në fund fare e çoi për skrap. Kjo është vetëm vjedhje.
Me PPP po menaxhohet vetëm zona A3. Pse u dashka ndarë kjo? Po zonat e tjera janë të pavlefshme? Ka tepër pikëpyetje. Kjo vjen pasi iu kafshua 800 hektarë këtij parku, e kafshuan për të bërë resorte. Nuk është resort turistik, janë thjesht vila të dy qeveritarëve. Është folur vëllai i deputetit Gjiknuri. Në Butrint nuk po ndodh një përqasje e integruar.
Këtu nuk po menaxhohet mjedisi, këtu hajde të vjedhim, hajde krijojmë dhe fondacionin. Nuk kemi një qasje të integruar, do të duhej të ishin bashkë. Duhej menaxhuar ministria e Ekonomisë, Turizmit, Kulturës. Hajde ti përfshijmë të gjithë, jo këtë e kafshon ky dhe këtë tjetri”,-tha në ”MCN”.