Janar-shkurt, më shume krime se viti i kaluar

Bilanci i vrasjeve në 2 muajt e parë të 2019-ës njohu rritje, përfshirë këtu edhe krimet në familje. Vetëm në periudhën Janar-Shkurt numërohen 16 vrasje.

Krahasuar edhe me të dhënat zyrtare të INSTAT, në vitin 2018 në tremujorin e parë u regjistruan 12 vrasje, ndërsa këtë vit përllogariten 4 vrasje më shumë në një kohë më të shkurtër.

Në 2 muajt e parë të 2019, përveç vrasjeve me sfond kriminal vërehet edhe një rritje e krimeve në rrethana familjare.

Swiss Digital Desktop Reklama

2 gra janë vrarë nga bashkëshortët, 2 të tjera nga kunetërit, apo rasti ku dhëndri vrau vjehrrën dhe vjehrrin dhe më pas edhe veten.

Swiss Digital Mobile Reklama

Rasti i fundit i rëndë ishte ai i Vlorës ku nipi adoleshent vrau gjyshin e tij. Në total vitin që lamë pas u shënuan 51 vrasje.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?