”Janë binjakë, e pamundur t’i dënosh”, Policia italiane kërkon ”skifterat” shqiptarë
Edmond dhe Eduard Trushi, janë vënë sërish në vëmendje të Policisë italiane, e cila ka ngritur alarmin për kapjen e dy vëllezërve shqiptarë të cilët akuzohen për qindra vjedhje. Ata quhen “vëllezërit Lupin”. Bëhet fjalë për Edmond dhe Eduard Trushi që janë kthyer në zonën e Udinës në Itali.
Edhe nëse do të kapeshin, mediat italiane raportojnë se do të mbetej i njëjti problem, është pothuajse e pamundur t’i dënosh. Kjo falë ADN-së së tyre e cila jep rezultate të pasigurta për analizat mjeko-ligjore. Ata janë binjakë identikë dhe nuk bëjnë asgjë për t’u dalluar as në pamje: i njëjti prerje flokësh, të njëjtat veshje dhe madje të njëjtat tatuazhe. Dhe gjithashtu për këtë arsye është e vështirë t’i atribuohen krimet.
Në vitin 2014, policia gjeti ADN-në në një makinë të vjedhur. Nga ato gjurmë u gjurmua tek Eduard Trushi, por në gjyqin e zhvilluar ai u shpall i pafajshëm pasi nuk ishte mundur “përtej një dyshimi të arsyeshëm” të konstatohej se cili prej të dyve ishte në timon.
KOHA JONË SONDAZH

