‘’Janë djem biznesmenësh”, denoncimi për abuzimin seksual në Kavajë: U liruan me urdhër!

Urdhëri për fshehjen e përdhunimit të vajzës së mitur u dha nga sipër ka deklaruar ish-kryeministri Sali Berisha.

Ai shton se familjarët e minorenes së dhunuar në Kavajë nga bashkëmoshatarët e saj e kanë denoncuar në Polici.

Berisha publikon në facebook mesazhin e mbërritur në adresë të tij nga një qytetar i cili shprehet se përdhunimi i vajzës ka ndodhur jashtë ambjenteve të shkollës dhe sipas tij mësuesja kujdestare dhe drejtoresha e kanë njoftuar për ngjarjen familjen.

Swiss Digital Desktop Reklama

“I ati ndodhej në Itali. Informohet dhe ai, vjen nga Italia dhe bashkë me vajzën bëjnë denoncim në polici. Më pas policia e ka mbajtur të fshehtë si akt për arsyet e veta të turpshme!”, shkruan qytetari.

Swiss Digital Mobile Reklama

Më tej ai thotë se “Ne polici thuhet se pas denoncimit policia e Kavajes i thirri Por u liruan menjeher njelloj si ne rastin Rexhep Rranjes.Ata djem kane baballaret biznismen me lidhje te forta politike dhe oficer policie. Por ne polici flitet se fshehja e krimit esht bere me urdher nga siper me nderhyrjen direkte te kryeministrit tek ministria arsimit dhe ajo e brendshme doktor”.

Statusi i plotë i Berishës:

Urdheri per fshehjen e perdhunimit te vajzes se mitur u dha nga siper.

Familjaret denocuan ne polici krimin.

Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital. sb

Pershendetje dr perdhunimet kan ndodhur jashte ambienteve te shkolles, mesuesja kukdestare bashke me drejtoreshen evidentojne ngjarjet, informojne mamane e vajzes. I ati ndodhej ne Itali. Informohet dhe ai, vjen nga Italia dhe bashke me vajzen bejne denoncim ne polici.

Me pas policia e ka mbajt te fshehte si akt per arsyet e veta te turpshme!

Ne polici thuhet se pas denoncimit policia e Kavajes i thirri Por u liruan menjeher njelloj si ne rastin Rexhep Rranjes.Ata djem kane baballaret biznismen me lidhje te forta politike dhe oficer policie. Por ne polici flitet se fshehja e krimit esht bere me urdher nga siper me nderhyrjen direkte te kryeministrit tek ministria arsimit dhe ajo e brendshme doktor.

Megjithate ju keni infot e tua me te detajuara.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?