Janë drejt falimentimit, fermerët: E vështirë për të mbjellë, do marrim borxh

Pandemia e koronavirusit nuk ka sjellë vetëm probleme shëndetësore në vendin tonë, por ka sjellë edhe shumë probleme ekonomike.

Fermerët në Shqipëri janë duke kaluar ditë më të vështira se kurrë më parë. Thellëza dhe Asqeri Gjojdeshi janë dy fermerë nga Petova e Fierit, të cilët po kalojnë momente shumë të vështira.

Këta dy fermerë prodhimin e kanë të mbarë, por jo shitjet. Ata thonë:

Pikat që marrin për eskportin e marrin të lirë, po deshe thotë ai hajde sille me 40 lekë. Nuk kemi nxjerrë akoma shpenzimet që kam blerë farishten dhe plehrat. Një thes pleh unë e marr 60 mijë lekë.

Këta dy fermerë janë drejt falimentimit. Më tej për ‘ora news’ kanë thënë:

Është e vështirë për të mbjellë. Do marrim borxh. A nuk është për turp kjo?!

SHKARKO APP