”Janë paguar 60 mln euro”, PD kërkesë për ngritjen e Komisionit Hetimor për koncensionet në Shëndetësi

Kryetarja e Komisionit të Shëndetësisë, Zheni Gjergji dhe deputetja e PD-së Albana Vokshi dorëzuan sot në emër të grupit Parlamentar kërkesën për ngritjen e Komisionit Hetimor për katër kontratat koncesionare në fushën e shëndetësisë.

Bëhet fjalë për kontratën e shërbimeve laboratorike të nënshkruar në 10 prill të 2019-ës, kontratën e koncesionit për shërbimin e hemodializës të firmosur në 2016-ën, kontratën e sterilizimit të mjeteve kirurgjikale të firmosur në 2015-ën dhe kontratën e Check-up të firmosur në janar të 2015-ës. Sipas tyre 4 kontratat publike në sektorin e shëndetësisë përllogariten në vlerën totale rreth 45.5 miliardë lekë ose 450 milionë dollarë.

“Auditimet e kryera nga Kontrolli i Lartë i Shtetit dhe hetimet e SPAK kanë treguar për shkelje të akteve ligjore dhe nënligjore, që ngrihen deri në nivelin e përgjegjësisë penale, si në fazën e përzgjedhjes dhe shpalljes së fituesit, ashtu edhe gjatë zbatimit të këtyre kontratave. Pikërisht, me qëllim shqyrtimin e këtyre praktikave, si dhe vlerësimin e marrjes së masave të nevojshme, përfshirë ndërhyrjet ligjore, deputetët nënshkrues kërkojnë ngritjen e një Komisioni Hetimor Parlamentar për Kontratat Publike në Sektorin e Shëndetësisë”.

SHKARKO APP