Janullatos-Tsipras: Grekët janë të çmendur, por asnjëherë nuk e kanë braktisur Zotin

Zbardhet biseda mes Alexis Cipras dhe kryepeshkopit të Shqipërisë, Janullatos.

Zëdhënësi i Kishës Ortodokse, Thoma Dhima, ka postuar videon e këtij takimi.

Në të Cipras vlerëson lart Janullatosin, ndërkohë që ky i fundit e ka kritikuar pse nuk janë takuar më parë.

Cipras i premton se do ta vizitojë së shpejti në Shqipëri.

Vizita e Janullatos në Greqi u bë para prishjes së Kishës në Dhërmi.

Ai iu ankua autoriteteve greke, për veprimet e qeverisë shqiptare.

Biseda Cipras-Janullatos

Cipras: Du at’u falenderoj për punën që keni bërë për ngritjen e kishave dhe objekteve fetare, por dhe për zhvillimin e arsimit, shëndetësisë dhe ruajtjen e trashëgimisë kulturore. Është një moment i vështirë për popullin grek.

Janullatos: Ky takim ishte lënë shumë kohë më parë, para se të kishim këto probleme. Shqipëria është një vend shumë i rëndësishëm, është fqinji ynë. Megjithë zemër them se ajo që njerëzit duan, është respekti, dashuria, e vërteta, idetë dhe punët krijuese. Cilado qofshin rezultatet, urojmë t’u shohim nga afër (në Shqipëri).

Cipras: Këtë vizitë ua kam borxh.

Janullatos: Vetë e premtuat dhe vetë nuk e mbajtët fjalën. Në momentet e vështira lexoj Kolokotronin, i cili thotë disa të vërteta shumë të goditura. Pa dashur të ofendoj askënd se edhe vet jam grek: grekët janë të çmendur, por asnjëherë nuk e kanë braktisur Zotin.

SHKARKO APP