Japonia mbështet shërbimin e urgjencës në Spitalin e Krujës

Më datë 12 shkurt, Ito Makoto, Ambasador i Japonisë në Shqipëri, dhe Yllka Kuklaj, Drejtoreshë e Spitalit Rajonal të Krujes “Dr. Stefan Gjoni”, nënshkruan një marrëveshje granti prej euro 73,600. Ky fond do të mundësojë blerjen e një ambulance të re, si dhe pajisjeve të urgjencës mjekësore për Spitalin Rajonal të Krujës me qëllim përmirësimin e shërbimit të urgjencës në Krujë.

Gjatë ceremonisë së firmosjes së kontratës së Grantit, znj. KUKALAJ falenderoi Japoninë dhe Ambasadorin ITO për mbështetjen e dhënë dhe theksoi rëndësinë e këtij donacioni për Spitalin dhe për banorët e Krujës. Nga ana e tij, Ambasadori ITO uroi për një rimëkëmbje sa më të shpejtë nga termeti i 26 nëntorit dhe shprehu gadishmërinë e tij për të mbështetur më tej Shqipërinë në fushat e menaxhimint të katastrofave dhe të shëndetësisë. Një shërbim i shpejtë i urgjencës mjekësore është shumë i rëndësishëm në raste katastrofash. Spitali Rajonal i Krujës ndodhet brenda qytetit të Krujës por mbulon me shërbim një zonë më të gjërë që përfshin Fushë-Krujën, Bupqin, Thumanën etj. Me ambulancën e re që do të dhurohet, synohet të përmirësohet shërbimi i urgjencës mjekësore në të gjithë territorin e kësaj bashkie. Menjëherë pas tërmetit të 26 nëntorit, Qeveria e Japonisë dërgoi në Shqipëri pajisje me vlerë € 80.000 për përgjigjen ndaj emergjencave. Në të njëjtën kohë ajo dhuroi edhe një shumë prej € 80.000 nëpërmjet Kryqit të Kuq Japonez.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?