Java e dytë e mësimit, studentët e Mjekësisë nuk e ndalin protestën dhe vijojnë bojkotin

Studentët e Universitetit të Mjekësisë kanë vijuar edhe këtë të hënë me bojkot dhe janë ngritur sërish në protestë.

Me bluza të bardha, janë mbledhur para ambienteve të universitetit. Këtë javë u janë bashkuar edhe studentët e vitit të parë.

Ligji i ri, i miratuar me procedurë të përshpejtuar në parlament, i detyron mjekët e sapodiplomuar të japin shërbimin e tyre në Shqipëri për një periudhë 5-vjeçare, para se ata të marrin diplomën për përfundimin e studimeve të tyre.

Swiss Digital Desktop Reklama

Studentët e kanë kundështuar këtë ligj dhe çështja ka kaluar në Gjykatën Kushtetuese.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?