Java e parë si Ministre e Arsimit, Evis Kushi shfaqet krah të bijës

Pas dekretit nga Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta që e njohu Evis Kushin si Ministren e re të Arsimit, kjo e fundit e ka nisur javën e parë si ministre duke shoqëruar vajzën e saj të madhe për në shkollë. Kushi ka postuar një foto në rrjetet sociale ku shfaqet krah të bijës teksa e shoqëron drejt shkollës në Elbasan.

“Para nisjes së një jave intensive me angazhimet dhe sfidat e reja, e kisha të pamundur të mos bëja një copëz rrugë deri tek shkolla e saj me një shoqe shumë të mirë timen, vajzën e madhe Ana”, shkruan ministrja e re e Arsimit.

Më tej, ajo tregon tregon se ka biseduar me të bijën mbi rëndësinë e mbajtjes së maskës, ruajtjen e distancës me shoqet dhe shokët e klasës dhe zbatimin e çdo rregulli ndaj Covid-19.

”Koha që po kalojmë është e pazakontë në çdo aspekt, e në këtë kuadër, nevojitet kujdes shumë më i madh dhe respektim i çdo mase që frenon përhapjen e koronavirusit. Vetëm në këtë formë do të arrijmë të gjithë së bashku ta kalojmë këtë sfidë aspak të lehtë për çdo njeri”, shprehet ajo.

https://www.facebook.com/kushievis/photos/a.125572365924873/130205438794899/?type=3&theater

SHKARKO APP