Java e tregut valutor / Euro dhe Paundi Britanik shënojnë ulje drastike
Kjo javë është karakterizuar nga luhatje të ndjeshme në tregun valutor sipas të dhënave të bankës së Shqipërisë. Monedha eurozonës e ka mbyllur javën duke kapur vlerën e 122.95 lekëve, më e ulëta që prej muajit janar.

Ndërsa Dollari Amerikan, ka pasur një rritje të lehtë progresive gjatë të gjithë javës duke u kuotuar në fund të saj me 110.6 lekë.

Sikurse Euro edhe Paundi Britanik ka regjistruar rënie në tregun valutor përgjatë tërë periudhës 12-17 maj, duke arritur në vlerën e 140.41 lekëve.

Përsa i përket Frangës Zvicerane edhe pse me luhatje të lehta, ka mbetur pothuajse në të njëjtat vlera përgjatë gjithë kësaj jave duke mbetur në vlerën e 108.87 lekëve.

KOHA JONË SONDAZH

