Java Kulturore Japoneze, më 9 deri 15 tetor do të sjell në Tiranë larmi aktivitetesh dhe festë

Bashkohuni me ne nga data 9 deri në 15 tetor për një festë të jashtëzakonshme të kulturës japoneze që do të na sjell më afër traditave, artit dhe filozofisë! Kjo është një mundësi unike për të eksploruar dhe për të përjetuar artin dhe kulturën e Japonisë përmes një sërë eventesh emocionuese dhe edukative., shkruan në rrjetet sociale, Blendi Gonxhja, Ministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.

Festivali i Filmit, workshop mbi kuzhinën dhe teknikat e origamit, ceremonia e çajit, dhe turneu i karatës dhe judos, Java Kulturore Japoneze ofron diçka për të gjithë që kërkojnë një përvojë autentike dhe të pasur.

Ejani dhe përjetoni këtë javë të kulturës, e cila do të jetë e mbushur me ngjyra dhe inspirim. Mos harroni të ftoni miqtë dhe familjen tuaj për të shijuar së bashku këtë përvojë të veçantë!

Java Kulturore Japoneze pritet të rrëmbejë një interesim të veçantë dhe një përfshirje masive, duke bërë të mundur që aktivitetet për një javë do ta shndërrojnë këtë kontakt me kulturën dhe traditën japoneze në një festë.

Albert Vataj

SHKARKO APP