Java nis me diell, parashikimi i motit për këtë të hënë
Vazhdojnë ditët me diell. Sipas MeteoAlb, territori shqiptar edhe këtë të hënë vijon në kushte të qëndrueshme atmosferike, duke bërë që moti i kthjellët të mbizotërojë gjatë orëve te paradites.
Por pasditja sjell vranësira kalimtare, ku më të theksuara vranësirat do të jenë në zonat malore. Temperaturat e ajrit do të vijojnë të ulen në mëngjes, por mbeten të pandryshuara në mesditë duke u luhatur në vlerat nga -1°c deri në 17°c.
Era do fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi verior-veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzimi mbi 3 ballë.