Java nis me diell, si do të ndryshojnë temperaturat

Kjo javë në Shqipëri do të jetë nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, ku do të mbajë mot tipik pranveror me kthjellime dhe më shumë diell.

Dita e hënë në vendin tonë parashikohet të jetë mot të pothuajse të kthjellët gjatë paradites, ndërsa pasdite pjesërisht me re. Temperaturat do të luhatën nga 9 deri në 16 °C.

Mot pjesërisht me re pritet të mbajë mëngjesin e së martës, ndërsa pasdite pothuajse i kthjellët. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 4 deri në 17 °C.

Ndërsa e mërkura do të mbajë mot të kthjellët e me diell. Temperaturat do të sillen prej 3 deri në 19 °C.

SHKARKO APP