Java nis me kthjellime dhe temperatura deri në 24 gradë Celsius, njihuni me parashikimin e motit
Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të kthjellët pa rrezikuar reshje.
Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë, ku do të variojnë: në zonat malore, nga 03°C në 13°C, në zonat e ulëta nga 11ºC në 21°C dhe në zonat bregdetare nga 14°C në 24°C.
Era do të fryejë në drejtim Verilindor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 3 ballë.
Kosova sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të cilat do të sjellin mot me diell, por nuk përjashtohet mundësia për reshje lokale. Temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga 04°C deri në 14°C dhe në zonat e ulëta nga 06°C në 17°C.