Java nis me mot të paqëndrueshëm dhe ulje temperaturash, njihuni me parashikimin e motit për sot
Në vendin tonë moti sot do të jetë i alternuar nga kthjellime dhe vranësira të cilat do sjellin mot të kthjellët por herë pas here do të zëvendësohet nga reshje të izoluara sidomos gjatë pasdites. Në zonat malore reshjet do jenë në formën e rebesheve.
Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë, ku do të variojnë: në zonat malore, nga 18ºC në 26ºC, në zonat e ulëta nga 20ºC në 30ºC dhe në zonat bregdetare nga 20°C në 32ºC.
Era do të fryejë në drejtim Veriperëndimor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 3 ballë.
Në Kosovë moti sot do të jetë i alternuar me kthjellime dhe vranësira duke sjellë mot të paqëndrueshëm. Sot temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga 11ºC deri në 23ºC dhe në zonat e ulëta nga 17ºC në 28ºC.