Java nis me reshje shiu dhe dëbore

Reshjet e shiut pritet të rinisin sërish sot në orët e darkës. Sipas Institutit të Gjeoshkencës pritet që reshje të dobëta të përfshijnë të gjithë vendin.

Ndërsa ditën e nesërme intesiteti i reshjeve do të rritet dhe do të arrijë deri mesatar në veri të vendit. Në veri-lindje priten reshje dëbore në 500m mbi nivelin e detit.

Nga llogaritjet hidrologjike të IGJEUM, rezulton se lumenjtë në të gjithë territorin nuk paraqesin rrezik.

Swiss Digital Desktop Reklama

TEMPERATURAT

Swiss Digital Mobile Reklama

Nesër (e hënë, dt.19) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 9 / 12

në vendet e ulëta: 7 / 11

në vendet malore: 3 / 8 °C.

ERA

Sot (e diel, dt.18) dhe nesër (e hënë, dt.19) era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare në bregdet.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?