Java nis me reshje shiu dhe ulje temperaturash, njihuni me parashikimin e motit

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të cilat do të sjellin reshje shiu në pjesën më të madhe të territorit.

Pritet që reshjet të kenë intensitet më të lartë gjatë pasdites dhe mbrëmjes.

Sipas Meteoalb, temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë ku do variojnë: në zonat malore nga 03ºC deri në 12ºC, në zonat e ulëta nga 07ºC në 18ºC dhe në zonat bregdetare nga 11°C në 18ºC.

Era do të fryej në drejtim Verilondor me forcë valëzimi deri në 3 ballë.

Në Kosovë moti do të jetë i kthjellët me alternime vranësirash por që mundësitë për reshje shiu janë të pakta. Vranësirat do të intensifikohen gjatë pasdites ku do sjellin reshje lokale shiu në disa qytete.

Temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga 03ºC deri në 10ºC dhe në zonat e ulëta nga 06ºC në 12ºC.

SHKARKO APP