Java nis me shi, por prisni surpriza
Java e parë e qershorit ka nisur me reshje shiu. Sipas Meteoalb, në vijim pritet shi në të gjithë vendin. “Dita e sotme mbetet me shi mesatar dhe lokalisht intensiv deri vonë pasdite kur shiu pakësohet ndjeshëm në vend”, thuhet në parashikimin e Meteoalb. Ndërsa e marta vijon me kthjellime e vranësira të herë pas hershme por me shira të përkohshëm vetëm në zona të izoluara Lindore. E mërkura sjell kryesisht kthjellime në territor. Ndërsa temperaturat janë ulur, por e enjta rrit lehtë temperaturat në vend, më e ndjeshme gjatë mesditës. E premtja dhe në vijim sjellin rritje të ndjeshme të temperaturave; priten maksimume 30°C.
KOHA JONË SONDAZH

