Java nis me stuhi shiu dhe ulje temperaturash, njihuni me parashikimin e motit

Java nis me mot të paqëndrueshëm në vendin tonë. Reshjet e shiut, herë pas here në formën e shtrëngatave do jenë prezente gjatë gjithë ditës.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë, ku do të variojnë: në zonat malore, nga 0u°C në 16°C, në zonat e ulëta nga 15ºC në 23°C dhe në zonat bregdetare nga 16°C në 24°C.

Era do të fryejë në drejtim Jugor-Jugperëndimor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 4 ballë.

Në Kosovë moti sot do të jetë i alternuar me kthjellime dhe vranësira të cilat do të sjellin mot të paqëndrueshëm . Sot temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga 08°C deri në 20°C dhe në zonat e ulëta nga 12°C në 21°C.

SHKARKO APP