Java Spanjolle! Muzika dhe kërcimi tradicional, eventet që sollën artistët më të njohur në Tiranë
Prej koncertit madhështor të Enrique Iglesias, tek netët me ritmet e flamengos, dhe punëtoritë me shefat e mirënjohur të gastronomisë, java spanjolle sjell jo vetëm në Tiranë një kalendar të pasur artistik.
Një nga emrat më të mirë në kitarë ka mbërritur në Tiranë për të performuar. José María Gallardo Del Rey vinte për herë të parë në kryeqytetin shqiptar për të marrë duartrokitjet e publikut që ka shijuar lojën e tij muzikore. Java e kulturës spanjolle nuk do të kishte kuptim pa kërcimin tradicional, falmengon e njohur në të gjithë botën, për ritmin, uniken, pasionin dhe emocionin që përcjell sa herë interpretohet.
Në Tiranë për këtë ka mbërritur një nga artistet më të mira të këtij kërcimi, Patricia Guerrero. Guerreo ka vallëzuar nën ritmet e interpretuara nga një trio muzikantësh spanjollë, nën ritmet e muzikës cigane që rrugëton nga Andaluzia. Ka vallëzuar flamengon, vallëzim spanjoll, që u bë i njohur që në vitin 1774 dhe që në 2010 u shpall nga UNESCO, si Kryevepër e Trashëgimisë Jomateriale.
Java Kulturore Spanjolle vijon deri më 7 korrik me projektimin e filmave më të mirë të prodhuar së fundmi nga kineastët spanjollë si dhe me shijen e mirë të ushqimeve nga shefat më në zë të tradicionales në Spanjë.