Je në kërkim të punës? Ministria e Mbrojtjes çel fushatën e rekrutimeve për ushtar me pagesë
Së fundmi Ministria e Mbrojtjes ka nisur fushatën e rekrutimeve të të rinjve për të qenë pjesë e Forcave të Armatosura Shqiptare. Në Elbasan është hapur edhe zyra e rekrutimeve, ndërkohë që fushata informuese dhe sensibilizuese synohet të përçohet te çdo i ri.
Një i ri që sot zgjedh të jetë pjesë e Forcave të Armatosura dhe synon një karrierë ushtarake tashmë ka të gjitha mundësitë teksa i garantohet pagë dinjitoze dhe përfitime të tjera si pjesë e ushtrisë.
“Synimi i këtij aktiviteti është për të promovuar Forcat e Armatosura, për të ekspozuar teknikën dhe pajisjet tona. Fushata e rekrutimit vazhdon deri ne 9 janar. Ka pasur interes nga djemtë dhe vajzat e reja. Një ushtar në FA gjen karrierën e sigurt, është i mirë paguar dhe shumë benefite të tjera pse një djalë apo një vajzë duhet të zgjedhë FA”, shpjegoi koloneli Fadil Ciroku.