”Je zar i bandave”, Bardhi sherr me ministrin, ia kthen Gogu: Shko laj gojën

Debate mes mazhorancës dhe opozitës, nuk munguan as këtë seancë plenare këtë të enjte. Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi u përfshi në debat fillimisht me ministrin Pirro Vengu. Bardhi e quajti Vengun  zar të emëruar nga bandat.

”Ty nuk të njoh fare, ty të njoh si ushtar i Troplinëve të Durrësit, kaq të njoh unë ty. Ti je një ushtar i bandave zotëri që je ulur aty, je i pa votuar. Je një njeri që të kanë çuar bandat si ministër i Mbrojtjes për shkak të shërbimeve që i ke bërë në Portin e Durrësit. Ti e di shumë mirë, ti nuk je as më shumë dhe as më pak, një zar. Një zar si drejtor i portit të Durrësit i ke shërbyer bandave për të hapur dyert e portit të Durrësi dhe ke guximin vjen këtu dhe më thua mua të të them je apo nuk je në gjumë. Ti je në gjumë. Ty të kanë sjellë bandat, aferat korruptova. Je një zëdhënës i tyre ne këtë sallë”,-tha Bardhi.

Nga ana tjetër deputeti socialist Toni Gogu, iu drejtua duke i thënë se kur të flasë për kolegët socialistë duhet të lajë gojën. ”Qëndroji njëherë disa akuzave që ke bërë më herët për babin e Zenit, për kolegun Noka dhe pastaj hajde fol me ne socialistët. Ti je mësuar të flasësh nga vendi, të flasësh kot, je mësuar të akuzosh siç akuzohet në rrugë. Zotëri shko te vendi dorëzo kallëzime e prova dhe lërë fatin e kolegëve se atë e vendosin qytetarët. Me shumë kujdes me Partinë Socialiste dhe socialistët e kësaj shumice! Unë do të thosha qëro njëherë hesapet me kolegët e grupit tënd dhe pasi të jetë larë goja me ato të grupit tënd, mund të vish dhe ta mbushësh gojën me baltë për kolegët socialistë”.

SHKARKO APP