Jehona e trazirave të ”Kombit”, në shtypin e huaj
Trazirat në “Rrugën e Kombit”, “pushtuan” mediat ndërkombëtare. Prestigjiozet Reuters, Washington Post, The New York Times, raportuan dhunën që pasoi protestën e banorëve, të cilët u përplasën ashëpr me policinë.
Episodet e dhunshme kanë qenë në qendër të vëmendjes të këtyre mediave, të cilat përshkruanin çastet kur protestuesit e zemëruar goditën me gurë drejt policisë dhe i vunë flakën sporteleve në shenjë kundërshtie ndaj tarifës.
Prestigjiozet gjithashtu shkruajnë edhe për reagimin e kryeministrit Edi Rama, i cili deklaroi se dhuna ndaj pronës dhe policisë do të ndëshkohet. Nuk mbeti jashtë vëmendjes as reagimi i presidentit Ilir Meta, i cili bëri thirrje për qetësi dhe dialog, si dhe i kryetarit të opozitës Lulzim Basha, i cili i kërkoi kryeministrit Rama pezullimin e tarifës për kalimin në Rrugën e Kombit.
Shkrimet e këtyre mediave përfundojnë me kundërshtinë e shprehur edhe nga pala kosovare për taksimin e lëvizjes. Siç raportojnë Reuters e The New York Times, rruga e papërfunduar tërheq shumë turistë nga Kosova të cilët shijojnë vijën bregdetare të munguar në shtëpi.
KOHA JONË SONDAZH

