“Jelekverdhët” dhe sindikatat, shpërthen dhuna në Francë

Është mbyllur me akte dhune protesta e radhës e sindikatave të punonjësve kundër reformës së pensioneve, të cilës kësaj radhe iu bashkuan dhe aktivistët “jelekverdhë”. Protestuesit që kundërshtojnë prej më shumë se 3 javësh reformën për pensionet të presidentit Emannuel Macron u përleshën ashpër me forcat e policisë, të cilët përdorën dhe gazin lotsjellës për të shpërndarë turmën.

Protesta e sindikatave është përhapur në të gjithë vendin që në fillim të muajit dhjetor dhe ka shkaktuar probleme në transportin e udhëtarëve, madje ka mbyllur dhe shkolla. Kësaj radhe, këtij manifestimi iu bashkuan dhe “jelekverdhët”, një lëvizje antiqeveritare, e cila shpërtheu vitin e kaluar kundër kostove tepër të larta të jetesës.

Policia përdori gazin lotsjellës kundër protestuesve pranë zonave turistike, si muzeu i artit modern “Pompidou”, ku protestuesit tentuan të kalonin barrikadat dhe të sulmonin efektivët. Deri në këto momente raportohet se dhjetëra protestues janë arrestuar.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?