“Jemi miq të Alfredit”, flet në gjyq një nga dëshmitarët

Vetë Fredi Beleri refuzoi të pyetet si i pandehur në procesin ndaj tij në Gjykatën e Posaçme, me pretekstin se nuk ka besim te SPAK. Në seancë gjykata lejoi leximin e deklarimeve të dhëna nga dëshmitari Avdyl Rama në prokurori, pas mos gjetjes së dëshmitarit dhe paraqitjes së tij në gjyq.

Në deklarimin e 23.6.23 Avdyl Rama ka thënë se pas arrestimit të Belerit e kanë ndaluar dy persona të panjohur.

Njeri prej tyre i ka thënë: “Ne jemi miq të Alfredit. Ti dhe vëllai që keni bërë incizime duhet të tërhiqeni. Nëse tërhiqeni, e marrim vëllanë tënd, e kalojmë në Greqi dhe i japim azil politik. Do ju rregullojmë dhe ju nuk do ta vrisni mendjen fare”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?