“Jemi në emergjencë kombëtare”, Pipero apel qytetarëve: Kufizoni lëvizjet, respektoni këshillat

Mjeku infeksionist Pëllumb Pipero  mbrëmjen e kësaj të marte nga studio e abcnews.al ka bërë thirrje qytetarëve që të ndjekin këshillat e dhëna herë pas here për masat e shtuara në lidhje me parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Pipero në studio me gazetaren Mirela Milori ka deklaruar se në këtë situatë është e rëndësishme që të ndalohen lëvizjet e panevojshme dhe kontakti me mjedise që ka shumë njerëz.

Ai ka bërë apel të veçantë për të gjithë personat të cilëve ju është rekomanduar vetëkarantinimi që të mos dalin nga shtëpia për asnjë arsye dhe veçanërisht personat që kanë qenë në kontakt me dy të shtruarit në tek infektivi në QSUT që të llogarisin 14 ditë dhe të mos dalin nga shtëpia për asnjë arsye.

“Larja e duarve sa më shpesh me sapun, shmangia e lëvizjeve nga një qytet në tjetrin. Qeveria duhet të marrë masa dhe të ndërpresë dhe të ngadalësojë sa më shumë lëvizjen e ndërqytetasve. Nxënësit të mos shkojne në kafe, por të dalin shëtitje në mëngjes ose pasdite nën kujdesin e prindërve. Sa më pak lëvizje. Personave që u rekomandohet vetëkarantinimi nuk duhet të dalin duhet të jenë sa më të dëgjueshëm. Të gjithë personat që kanë pasur kontakt me personat e shtruar në spital duhet që detyrimisht të më dëgjojnë dhe duke filluar nga dita e djeshme të numërojnë 14 ditë dhe të mos dalin për asnjë arsye. Si një mjek me përvojë 37 vjeçare u lutem që të mos dalin nga shtëpia. Qeveria duhet të marrë masa për të gjithë këto persona që mund të jenë të pabindur duke bërë një akt normativ në mënyrë që të ndalojnë dhe që këto persona të mos dalin për asnjë arsye nga shtëpi,” tha Pipero.

Pjesë nga intervista:

Mirela Milori: Po flas për njerëzit që janë në panik, që duan të bëjnë analizat çfarë duhet të bëjnë

Pëllumb Pipero: Kjo është një periudhë që përkon dhe me rastin e një gripi normal dhe është e vështirë që në disa raste të dallojnë simptomat, por nëse një person ka shqetësime shëndetsore nëse nuk kanë pasur kontakt me ndonjë person të dyshuar me koronavirus dhe një person që ska pasur asnjë kontakt me personat që jetojnë në Itali nuk është e nevojshme të bëhet tamponi. E vetmja këshillë që kam për të gjithë personat që kanë shenjat e një gripi të zakonshmem plus temperaturë është e rëndësishme që të kontaktojnë me numrin 127. Ne nuk mund të bëjmë teste për të hequr merakun. Më shumë është e rëndësishme që të ndjekin këshillat, shmangia e lëvizjeve.

Mirela Milori: A jemi në prag të një epidemie?

Pëllumb Pipero: Ne ishim në emergjencë globale, ishim dhe nuk mund ta quaj se Shqipëria ka hyrë në një emergjencë kombëtare, por situata është kritike dhe duke pasur rastet e para dhe shumë të tjerë në vëzhgim mund të them se jemi në fillimet e një epidemie. Duke qenë se situata është kritike mund të kemi edhe shumë më shumë raste. E rëndësishme qështë dëgjimi i këshillave. Secili duhet të ndjekë një disiplinë ushtarake nuk është nevoja të dalin pa pasur nevoja imediate.

Mirela Milori: Nëse kam numrat me tre shifra a ka mundësi që ne ta përballojmë një gjë të tillë?

Pëllumb Pipero: Italia mbahet se është një nga vendet me numrin më të madh të respiratorëve, sot ajo po zbaton rregullat dhe masat si në kohë lufte. Asnjë vend në botë nuk ka kapacitete për të përballuar një situatë të tillë. Ne jemi të përgatitur për të përballuar fazat e para situata do të tregojë sa do na duhet për të përballuar dhe përshtatur. Sa më shumë që qytetarët të kufizojnë lëvijet dhe të zbatojnë masat do e përballojmë me sukses.

Mirela Milori: Në rrjetet siociale një qytetar shprehet i shqetesuar se nuk ka aparate respirator mjaftueshëm

Pëllumb Pipero: Kjo nuk është një pyetje për qytetarët, por për mua për shefin e shërbimit problemi është nuk është zgjidhje është zgjedhje pasi dëmtohet në mënyrë të pakthyeshme membranat në kohë reale. Po ju them se nuk është problemi se sa respiratorë kemi, por zgjidhja nuk është respiratori por respektimi i masave. Mjekimi në fund të fundit është supertiv. Nuk kemi mekanizëm ta dërgojmë oksigjenin në gjak, por ne m und ta dërgojmë deri në mushkri.

Mirela Milori: Sa të mbrojtur janë mjekët?

Pëllumb Pipero: E kam thënë diku në një situatë se mjekët janë heronjtë dhe dëshmorët e par. Rasti i paraë të gjen të paleshur ti nuk e ndjeh dhe mund të ekspozohesh te ai për 10-15 minuta ne e kemi marrë aumatokishit virusin. Edhe pse të mbrojtur në Itali dhe në Kinë mjekët janë infektuar qoftë nga lodhja apo gjithë rrethata e tjera mjeku mund të çedojë. Çdo ditë është filluar takimi duke veshur dhe zhveshur veten duke trajnuar veten, Nuk mungojnë veshjet por nuk jemi 100 % të mbrojtur. Gabimi mund të ndodhë në çdo moment. Edhe ne po i pështatemi situatës. Ky virus ka aq shumë të panjohura sa askush nuk mund ta parashikojë.

SHKARKO APP