“Jemi në një moment dëshpërues”, Bamir Topi: Ca gjëra vendet skeptike nuk i thonë me zë
Ish-Presidenti Bamir Topi është I ftuar në emisionin “Aktualitet” në Fax News të gazetarit Bejdo Malp ku po flet për situatën pas vendimit të Bashkimit Europian për të mos hapur negociatat.
Topi tha se vendi është në një moment dëshpërues ndërsa theksoi se palët politike kanë nisur të flasin me gjuhën e interesave personale.
Ish-Presidenti shpreht se në kuadër të integrimit të vendit, që pas hyrjes në NATO, vendi ka njohur regres dhe për ktë radhiti edhe disa faktorë që kanë ndikuar.
“Jemi në një moment dëshpërues dhe palët politike po orintojnë gjuhën e tyre tek interesat e tyre personale. Natyrisht që vendimi për negociatat ka qenë gjë e pritshme pavarësisht se kryeministri është përpjekur të krijojë diçka artificial duke ju dhënë shumë rëndësi takimeve me të ashtuquajturit miqtë e tij në Europë.
Unë shikoj regres sa i përket integrimit në strukturat perëndimore që pas hyrjes në NATO, në shumë aspekte, në pikëpamjen e demokracisë funksionale, në raportet pozitë-opozitë, në Parlament, në zgjedhje”, tha Topi.
Ai tha se vendet skeptike kanë disa arsye të cilat nuk i thonë gjithmonë me zë, dhe nuk la pa përmendur edhe çështjen e besimit fetar shumica e shqiptarëve të cilët i përkasin.
“Franca, Holanda dhe Danimarka ca gjëra në deklaratat publike i mendojnë por nuk i thonë. Karta e myslimanizmit të popujve të Maqedonisë, Shqipërisë dhe Kosovës, ndoshta është edhe kjo arsyeja. Unë besoj se azilantët janë një alibi e Presidentit francez, ndërsa nuk analizon situatën e vërtetë që ndodhet në Shqipëri”, tha Topi.