Jemi të rrezikuar nga sulmet terroriste? Mbi 30 ekstremisë kanë hyrë në Shqipëri

Sulmet terrosite që kanë rikthyer frikën në Europë, kanë bërë që edhe Shqipëria të marrë masa. Aktet terroriste në Francë e Austri, kanë bërë që Shqipëria të rrisë nivelin e sigurisë me një shkallë.

Shqipëria e ka rritur nivelin e sigurisë nga jeshile në portokalli, duke shtuar kështu edhe numrin e agjentëve civilë në ambiente me shumë njerëz, si në aeroporte, porte dhe pika kufitare. Në vendin tonë mësohet se kanë hyrë mbi 30 shtetas të huaj për të cilët ka patur indicie për aktivitete me prirje ekstremiste, duke bërë që të merren masa shtesë edhen ë selitë diplomatike në vend.

Sulmi terrorist në Vjenë ndodhi një natë më parë, në orën 20:00, me orën lokale në Vjenë. Të paktën katër persona kanë vdekur dhe 17 të tjerë janë plagosur, mes tyre dhe një efektiv policie. sulmuesi kryesor është ekzekutuar nga policia vendase, ndërkohë që vijojnë kërkimet, pasi dyshohet se pas tij fshihet një grup terroristësh.

SHKARKO APP