Jep dorëheqjen drejtori i Portit Durrës, Agron Tare
Jep dorëheqjen drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i Autoritetit Portual Durrës, Agron Tare.
Ka qenë vetë Tare që ka bërë të ditur vendimin, ndërsa shton se dorëheqjen e dha për motive personale.
“Sot mbaron misioni im si Drejtor i Përgjithshëm Ekzekutiv i Autoritetit Portual Durrës. Që prej marrjes së detyrës si Drejtor i Përgjithshëm Ekzekutiv i Autoritetit Portual Durrës, kam shërbyer më devotshmëri dhe pasion për punën, gjë që e tregojnë rezultatet e deritanishme financiare të këtij institucioni. Dorëhiqem për të vijuar rrugëtimin tim profesional dhe duke i uruar pasardhësit/es tim/e suksese! Nuk mund të lë pa falenderuar ata që më besuan këtë pozicion të rëndësishëm, ekipin e APD-së, bashkëpunëtorë të mi, të afërt e të largët! Ciao a tutti, belli e brutti!”,- tha Agron Tare në postimin e tij në “Facebook”, ku përshëndet të gjithë në italisht, të mirë dhe të këqinj.
Tare mori detyrën e drejtorit të Portit në muajin dhjetor të vitit të kaluar.