Jep dorëheqjen kreu i PD-së në Korçë: Kam vendosur të largohem nga detyra!

Ka dhënë dorëheqjen kreu i degës së Partisë Demokratike në Korçë, Devis Osmani, i cili ishte zgjedhur në krye të kësaj dege nga zgjedhjet e mbajtura nga grupi i liderit demokrat, Sali Berisha në prill të vitit 2022.

Përmes një njoftimi drejtuar strukturës ai ka sqaruar se dorëheqja lidhet me arsye personale.

“Të dashur miq! Dëshiroj t’iu informoj se nga sot, kam vendosur të largohem nga detyra e kryetarit të degës.

Kjo, thjesht dhe vetëm për arsye personale, duke gjetur gjithashtu edhe mirëkuptimin e plotë të Sekretarit të Përgjithshëm të PDSH, të cilin, gjej rastin ta falenderoj. Gjithashtu, dëshiroj t’iu falenderoj dhe ju të gjithëve për bashkëpunimin tuaj.

Jam i sigurt se me punën e të gjithëve, dega jonë dhe e gjithë Partia Demokratike do të triumfojë. Ashtu si të gjithë ju, edhe unë do të jap maksimumin tim në rrugën drejt fitores”, shprehet Osmani.

Partia Demokratike pritet të mbajë zgjedhje të reja tashmë në Korçë për të zgjedhur kryetarin e ri të degës.

SHKARKO APP