Jep dorëheqjen kryetari i PD-së në Korçë, do të kandidojë për deputet në zgjedhje

Kryetari i Degës Lokale të Partisë Demokratike në Korçë, Andrea Mano ka dhënë dorëheqjen për t’u bërë pjesë e garës për deputet duke u zhveshur kështu nga detyra e tij të cilën e mban prej vitesh.

Mano konfirmon se do të jetë pjesë e listës emërore për zgjedhjet e ardhshme prandaj ka dhënë dorëheqjen nga funksioni.

Mano ka hequr dorë nga mandati në respekt të parashikimit të udhëzimin të ri që drejtuesit lokal duhet “të zhvishen” nga funksionet e tyre nëse duan të përfshihen në garën për deputet.

Ndërsa kryesia e partisë, brenda 5 ditëve do duhet të komandojë një kryetar deri në zhvillimin e kuvendit të ri të degës.

Ende nuk ka një informacion se kush do të zërë vendin e Andrea Manos dhe do të marrë kështu drejtimin e demokratëve për Korçën.

SHKARKO APP