Jep dorëheqjen kryetari i PD-së në Lezhë, Zef Gjoka

Jep dorëheqjen kreu i degës së PD-së në Lezhë, Zef Gjoka. Bëhet me dije se prej disa ditësh është dorëhequr kreu i kësaj dege, i cili mbante këtë post që prej vitit 2018.

Ende nuk ka sqarime se cili ka qenë motivacioni që ka shtyrë këtë akt, pak para dy kuvendeve që kjo forcë politike do mbajë me datat 11 dhe 18 dhjetor.

Po ashtu, mësohet se në mungesë të një kryetari, ky post po menaxhohet nga deputeti Agron Gjekmarkaj, i cili është edhe i deleguari i PD-së për Qarkun e Lezhës.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?