Jeta e Dan Hutrës në burg? Komisioni: Nuk krijon besueshmëri për qëndrim korrekt jashtë
I burgosur për dhunë në familje, sjellja e Dan Hutrës në burg ka treguar se nuk ishte rehabilituar, ndërsa nuk kishte krijuar besueshmëri për një qëndrim korrekt edhe jashtë institucionit.
Sipas dokumentit i cili flet për sjelljen 6 mujore të 40-vjeçarit në burgun Jordan Misja tregohet qartazi se vrasësi i tri grave dhe i plagosjes së tre të tjerave ka qenë problematik gjatë qëndrimit në burg.
Grupi i 5 ekspertëve ka vlerësuar periudhën qershor deri në fund të dhjetorit të vitit 2022 ndërsa në të thuhet se Hutra ka pasur probleme dhe në marrëdhënie me bashkëvuajtësit e tjerë në burg.
Veç fjalëve fyese ndaj bashkëvuajtësve të tjerë, për të cilat burgu kishte marrë masa disiplinore, ajo që bie në sy është kriteri i besueshmërisë. Sipas komisionit të vlerësimit kur 40-vjeçarit i mbeteshin dhe 2 muaj dënim, me sjelljen dhe qëndrimin e tij, nuk krijonte besueshmëri për një qëndrim korrekt edhe jashtë institucionit.