Jeta në çadër e kasolle, fëmijët bëjnë detyrat nën kushte të vështira

Për Ernikun 10 vjeçar nga Qafzeza e Korçës, ditët e fundit të shkollës janë më të vështirat.

Tërmeti i një qershorit i shkatërroi shtëpinë ndaj mësimet dhe detyrat përmbyllëse të vitit shkollor po i bën në çadrën ku është strehuar.

Erniku: “Është shumë e vështirë. Nuk mund të bëj dot as detyrat.”

Swiss Digital Desktop Reklama

Familja e tij dhe shumë të tjera kanë 6 ditë aty, nën shi e temperatura të ulta apo diell e vapë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndaj çatia mbi kokë është dëshira më e madhe e fëmijëve.

Erniku: “Dëshira ime është vetëm të kem një vend ku të fus kokën dhe të fle.”

Çadrat u sigurojnë kushtet më minimale. Disa janë strehuar deri në kasollet e bagëtive.

Kështu flenë e zgjohen fëmijë e të moshuar disa prej të cilëve të sëmurë.

Banore: “Është një katastrofë e vërtetë sepse është shumë ftohtë. Nuk kthehem në shtëpi, më mirë rri në të ftohtë.”

Ujin dhe kushtet për tu larë thonë se nuk e kanë prej një jave.

Zotimet e qeverisë se shtëpitë do rindërtohen brenda verës të paktën u ka dhënë shpresë për të kaluar ditët e vështira pa çati e katandi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?