Jetë gjatë këngëtarit të madh Italian, mikut të shtrenjtë, Al Bano!

31 maji, dita e fundit e më të bukurit muaj të pranverës, është një ditë feste e vërtetë për fansat e shumtë të këngëtarit Al Bano Karrisi, që janë pjesë e shoqatës kulturore “Al Bano Karrisi”, formuar më 31 janar të vitit 1996. 

Al Bano do të qëndrojë në Vlorë, për të marrë pjesë në eventin, që do të organizohet në sallën e Hotel “Vlora International”, ora 17.00 e të enjtes.
Dita enjte nis me shetitjen që do të bëhet me skaf në gjirin e Vlorës, për të kaluar rrëzë ishullit të Sazanit , për pire kafe në “prehërin” e gadishullit të Karaburunit dhe drekuar në Rradhimë.
Bashkë me këngëtarin do të jenë edhe deputeti Italian Nicola Ciraci me origjinë arbëresh, si edhe pjanistja e famshme shqiptare, Mjeshtër i Madh Aksinja Xhoja.

Në këtë ditë të shënuar të 75 vjetorit të lindjes së këngëtarit, i bëhet dhuratë libri “Kjo dashuri e ka emrin Al Bano” i autores Zenepe Luka, që është i pesti botim që bëhet për këngëtarin në Shqipëri. Këngëtari do të vlerësohet me medaljen “Mirënjohje nga Fondacioni “Nermin Vlora Falaschi”, që do ti dorëzohet nga Nderi i Kombit Margarita Xhepa, ndërkohë që grupi “Çipini” me drejtues këngëtarin e mirënjohur Tomorr Lelo, do të këndojë  një këngë labe, kushtuar këngëtarit.

Kjo është një ditë e rëndësishme  edhe për gazetaren dhe kryetaren  e shqoatës me emrin e e këngëtarit Zenepe Luka, që vlerësohet me shumë
medalje , që vijnë nga Italia, Unioni i gazetarëve të Shqipërisë, Prishtina, deri nga Kombet e Bashkuara,  për punën dhe aktivitetetin e saj gjatë gjithë jetës.Pikërisht në këtë muaj maj, ajo  mbush 45 vjet nga dita e diplomimit gazetare dhe po kaq vite karierë në terren,  dhe kontributi në dekada në shoqërinë civile  themeluese dhe drejtuese e Shoqatës kulturore “Al Bano Karrisi” dhe Fondacionit Kulturor Mbarëkombëtar “Nëemin Vlora Falaschi”, që mbushi 16 vjet nga dita e formimit të tij.

Kjo është hera e 10 që këngëtari Al Bano Karrisi vjen në Shqipëri, i ftuar nga shoqata, ndërkohe që në muajin gusht do të japë koncert në Vlorë e Sarandë, koncerte me të cilin mbyll edhe karierën e tij si këngëtar plot një gjysëm shekulli.

Al Bano Karrisi ka nënështetësinë shqiptare dhe është resident në lagjen “Pavarësia” Vlorë, ku ndoshet e kryen aktivitetin shoqata “Al Bano Karrisi”, që në janar të këtij viti mbushi 22 vjeç.

SHKARKO APP