Jetimorja e Durrësit, gati për festa
Aktualitet E Shtunë, 7 Dhjetor 2019 06:54
Edhe pse qyteti është i rrënuar nga tërmeti tragjik, qytetarët po përpiqen që ti kthehen jetës normale.
Fëmijët në jetimore e Durrës po bëhen gati për festat. Ata rregulluan pemën e Vitit të Ri, duke lënë pas traumën e tërmetit.
Punonjësit socialë të kësaj qendre thonë se janë përpjekur shumë për t’i larguar fëmijëve mendjen nga pasoja e tërmetit duke sjellë emocionin e festës.