Jetojnë prej 13 vitesh në banjo publike, familja apel për ndihmë: Vetëm një shtëpi po kërkojmë
Prej më shumë se 13 vjetësh 4 anëtarë të famijes Graci në Këlcyrë të Përmetit jetojnë në kushte të vështira jetese.
Kryefamiljari ka përshtatur banjot publike të qytetit si një banesë për të jetuar me 2 vajzat dhe bashkëshorten e tij, të sëmurë. Teksa bëjnë apel për ndihmë, familja Graci ndihet e pasigurtë për shkak të shembjes së banesës që mund të ndodhë në çdo moment.
Të jetosh në banjat publike prej 13 vitesh është sfida e familjes Graci në qytetin e Këlcyrës në Përmet. Familja në fjalë çdo ditë ndihet e pasigurtë për shkak se banesa është e amortizuar dhe mund të rrëzohet nga momenti në moment.
Gruaja shprehet:
Unë kam 13 vjet që jetojë në këtu. E kam shumë të vështirë të jetojë në këto kushte sepse kam dy fëmijë po më sëmurën të dyja çupat.”
Ndërkohë lidhur me gjendjen kryefamiliari Graci shprehet se:
Nuk e përballoj dot. Nesër do të më vejë çupa në shkollë, do t’më kërkojë një lek, o babi të marrë këtë o babi të marrë atë, nuk kam çfarë ti jap. Ta rrah? Ajo është fëmijë është gjynah. Ne për fëmijët luftojmë sot se pasuri kanë të tërë, është gjynah i madh, pot ë pyesësh jo të gjithë i kanë.”
Sikur të mos mjaftonte kjo çifti i bashkëshortëve Graci trajtohen me statusin e invalidit dhe e kanë të pamundur të ndërhyjnë vetë për rindërtimin e banesës, pasi të ardhurat e tyre prej 209 mijë lekësh të vjetër nuk i mjaftojnë as për ilaçe.
Kryefamiljari shton:
Unë nuk punoj dot sepse unë një dorë e kam të paralizuar. Këmbët nuk i përdor dot, e çoj çupën në kopësht me biçikletë. Herë me bukë dhe herë pa bukë. Unë hiqem zvarrë, edhe e vogla tani që vajti 9 muaj vetëm nga mua është. Unë e kam gruan të sëmurë nuk bën dot gjë. Unë kam këtu që në ’93, edhe na ranë ato gërmallat atje. Kishim-s’kishim, vamë sa vamë, ndenjëm atje sepse nuk na përfaqësonte njeri. Nuk munda të marrë dot shtëpi të tjera pavarësisht se kisha njerkun që punonte aty. Nuk isha i zoti.”
Ata shprehen se jetesa e tyre behet edhe më e vështirë pasi kanë edhe dy vajza të mitura të cilat sëmuren shpesh për shkak të lagështirës.
Ai thotë:
E kam shumë të vështirë. Asnjë nuk më ndihmon asnjë. As mamanë nuk e kam ndihmë. Unë skam çfarë të bëjë. Çfarë do bëjë, më mbetet vetëm të vras veten. Vetëm një shtëpi dua, vetëm një shtëpi. Unë kam vajtur të kërkojë një kredi, më kanë thënë që duhet të lë një pasuri. Tani unë çfarë të jap, ku kam pasuri unë. Fëmija janë pasuria e vetme që kam. Unë i bëjë thirrje kryeministrit që të më ndihmojë me një shtëpi. Unë i kam shkruar edhe tek portali…Jam interesuar dhe i kam thënë që jemi dy invalid burrë e grua na ndihmo.”
Çdo ditë familjet shqiptare përballen me një jetesë të vështirë për shkak të kushteve të vështira ekonomike në të cilat ndodhet vendi ynë. Ndodhemi në vitin 2019 dhe ende shumë familje vuajnë për bukën e gojës.
Të nisur nga këto rrethana e nga kjo luftë për mbijetesë, shumë shqiptare zgjedhin të largohen nga Shiqipëria për një jetë më të mirë.
KOHA JONË SONDAZH

