Jetona Koçibelli prezanton ekspozitën “Rikonceptimi i Qëndrueshmërisë Urbane: Integrimi i Qëndrueshmërisë, Teknologjisë dhe Përfshirjes Sociale në Tiranë”

Jetona Koçibelli, Drejtore e Qendrës për Hapje dhe Dialog pranë Agjencisë për Dialog dhe Komunikim, Këshilli i Ministrave, Tiranë ka njoftuar përmes një postimi në Facebook ekspozitën “Rikonceptimi i Qëndrueshmërisë Urbane: Integrimi i Qëndrueshmërisë, Teknologjisë dhe Përfshirjes Sociale në Tiranë”, sjell nga FABER.

Postimi i plotë: 

📌 Është kënaqësi për ne të mirëpresim në COD këtu në Kryeministri, në kuadër të muajit ndërkombëtar të arkitekturës, një ngjarje kaq të veçantë siç është ekspozita: “Rikonceptimi i Qëndrueshmërisë Urbane: Integrimi i Qëndrueshmërisë, Teknologjisë dhe Përfshirjes Sociale në Tiranë”, sjell nga FABER @faberforum @joleza
FABER është një forum ndërkombëtar arkitekture, i cili ka kontribuar në një mori aktivitetesh duke bërë bashkë akademinë, arkitektët e famshëm ndërkombëtarë dhe komunitetin.
Tirana moderne… Ajo ka qenë dhe është një ëndërr për ne të gjithë. E duam jo thjesht moderne, por edhe të bukur, në harmoni me natyrën.
Tirana jonë ka kaluar tre faza arkitekturore; periudha e parë ajo e mbretit Zog, kompleksi i ministrive dhe bulevardi qendror. Më pas periudha e komunizmit, e më tej shfaqet Shqipëria evropiane;
Tre sisteme, tre mentalitete: tre identitet kulturore, politik dhe arkitekturorë.

SHKARKO APP