Jetonin në shtëpi të rrënuar, Balla i dorëzon çelsat e shtëpisë së re nënë Bejazes 94 vjeç
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla në prag të festave të fundvitit i ka dorëzuar çelsat e shtëpisë së re nënë Bejazes në fshatin Spathar të Librbazhdit.
Nënë Bejazja bashkë me familjen e saj jeton në një shtëpi të rrënuar, ndërsa pas ndërhyrjes së z. Balla u bë i mundur rikonstruksioni total i banesës si dhe mobilimi me kushte dinjitoze për këtë familje, e cila do ti kalojë festat e fundvitit në shtëpinë e re.
Përmes një postimi në rrjetin social numri dy i PS-së, Taulant Balla deklaron se këto ditë festash e kanë gjetur 94-vjeçaren dhe familjen e saj me gëzimin e një shtëpie të re, të ndërtuar nga e para me kushte dinjitoze të banimit.
Postimi i plotë i Taulant Ballës:
#TiNukDoJeshKurrëVetëm❤
Një dritë e re shprese ka lindur në familjen e nënë Bejazes, shtëpia e së cilës ishte shkatërruar, por tashmë është rindërtuar plotësisht☀?
Këto ditë festash e kanë gjetur 94-vjeçaren dhe familjen e saj me gëzimin e një shtëpie të re, të ndërtuar nga e para me kushte dinjitoze të banimit?
#ShqipëriaSolidare?????