Jo azil në Britani, 1 mijë shqiptarë kthehen në atdhe

Shqipëria dhe Mbretëria e Bashkuar kanë intensifikuar punën për adresimin e çështjes së emigrantëve të paligjshëm shqiptarë në Mbretërinë e Bashkuar. Policia e Shtetit dhe Home Office përmes një deklarate të përbashkët garantuan sot bashkëpunimin për të adresuar emigracionin e paligjshëm.

Nga 13 dhjetori deri në javën e parë të prillit, janë kthyer në Shqipëri 1000 qytetarë shqiptarë. Bëhet fjalë për shqiptarë që kanë dështuar për të marrë një azil në Britani të Madhe, por edhe kthime vullnetare në Shqipëri.

Ekipet operacionale të Mbretërisë së Bashkuar dhe Shqipërisë kanë ngritur një task forcë të përbashkët për migracionin, e cila shërben si porta kryesore për të koordinuar masat dhe veprimet e specializuara operacionale për menaxhimin e migrimit të paligjshëm të shtetasve shqiptarë në Mbretërinë e Bashkuar.

Këtu përfshihen kontrollet e përforcuara për kriteret e lëvizjes së lirë në të gjitha pikat e kalimit kufitar në të gjithë vendin, verifikimet e shtuara për shtetasit shqiptarë që konstatohen se ndodhen ilegalisht në territorin e Britanisë së Madhe dhe shkëmbimi i oficerëve të lartë të policisë në të dy vendet.

SHKARKO APP