Jo i krijuar në laborator. Origjina ekzakte dhe shërimi nga Covid-19

Në 24 orë në 24, bota e cila është kthyer “përmbys” flet për Covid-19. Kjo luftë me pandemisë është e fortë edhe përshkak të informacioneve jo të plota. Orteku i botimeve të parakohshme shkencore mbi Covid-19 kanë krijuar konfuzion tek publiku. Sipas Morgan Gaia, shumë prej karakteristikave të këtij virusi janë të zakonshme edhe tek viruse të tjera të njohura për shkencën.

Covid-19 është lehtësisht i transmetueshëm. Nga ana tjetër, shkencëtarët thonë se virusi përhapet me shpejtësi sepse është praktikisht “i padukshëm”: në shumë raste rreth 50 për qind ose më shumë, nuk shkakton simptoma ose paraqet simptoma të lehta, të ngjashme me ato të gripit apo të ftohjes së zakonshme.

Një tjetër problem ka qenë mungesa e njohurive dhe e komunikimit midis shkencëtarëve, autoriteteve dhe publikut. Ekzistojnë dyshime për përshtatjen e të dhënave të komunitetit shkencor kinez me standardet ndërkombëtare shkencore, si dhe për ndikimin e autoriteteve kineze në botimet e tyre. “Shumë studime janë publikuar në gjuhën kineze shpesh pa shifra të qarta statistikore”.

Jo i krijuar në laborator

Që pas përhapjes së Covid-19, menjëherë nisi një “luftë” akuzash ndaj Kinëz. Shkencëtarët e kanë mohuar kategorikisht teorinë konspirative për një virus “të krijuar në laborator” duke shtuar se viruset luajnë një rol rregullator në natyre, edhe pse COVID-19 i ka kapur qeveritë në befasi, ishte e pritshme që në një moment të caktuar do të ndodhte një pandemi e tillë. “Analizat faktike konfirmojnë pa dyshim se ky është një virus që ndodh natyrshëm”,-tha Gaia. Ai theksoi humbjen e biodiversitetit dhe impaktin tonë mbi mjedisin si një nga shkaktarët. Studimet e fundit duket se konfirmojnë prejardhjen e virusit nga kafsha. Me shumë mundësi ka ardhur prej lakuriqëve të natës dhe është transmetuar tek njerëzit përmes një kafshe tjetër të dytë, por deri tani nuk ka siguri për këtë. Shkencëtarët mendojnë se është një kombinim virusesh.

Trajtimi dhe vaksinat

Nuk ka një trajtim të provuar shkencërisht që është efikas. Po përflitet shumë për klorokinën, por nuk është konfirmuar asgjë ende. Laboratorë në të gjithë botën po punojnë për të gjetur një vaksinë, e cila mund të dojë më shumë se një vit për t’u zhvilluar e më pas të shpërndahet.

Edhe pse vera dhe nxehtësia pritet që ta ngadalësojnë pandeminë në hemisferën veriore, bazuar mbi të dhënat që kemi nga viruset e tjera, nuk dihet nëse një valë e ardhshme mund të kthehet sërish, ashtu siç ndodhi me gripin spanjoll për shembull. Deri sa të hidhet në treg vaksina, një studim francez konfirmon që kombinimi i dy ilaçe si Hydroksilklorinës (HCQ) dhe Azithromycin, mësohet se janë efektivë për trajtimin e pacientëve me Covid-19.

Kurse një mjekim për artritin që është përdorur në Kinë për trajtimin e koroanvirusit vrasës, ka shëruar 95 për qind të pacientëve në gjendje të rëndë. Tocilizumab, me emër marketingu Actemra, merrej nga pacientët e artritit reumatoid për uljen e inflamacionit. Dokrorët kinezë ia dhanë atë 20 pacientëve gjatë pikut të epidemisë dhe raportojnë se 19 prej tyre dolën të shëruar nga spitali brenda dy javëve.

Misteri i “pacientit zero”

Pandemia e Covid-19 u shfaq për herë të parë në Kinë dhe pikëpyetjet janë të shumta. Pse erdhi dhe si pushtoi botën ky virus, ende nuk ka një përgjigje të saktë. Por në media është publikuar një lajm i rëndësishëm që mund të hedh dritë në këtë errësirë që ka kapluar botën. Personi i parë që u testua pozitiv, thuhet se është nga një treg ushqimor në Wuhan.

Një grua që shiste karkaleca të gjalla, sipas një dokumenti të publikuar në median kineze. Duke menduar se ishte gripi sezonal, ajo shkoi në një klinikë të vogël dhe të mbushur me njerëz aty pranë për të kërkuar këshilla mjekësore por injeksionet që i sugjeroi mjeku, nuk e shëruan. Gazeta nuk zbulon identitetin e plotë të Wei por sipas “The Wall Street Journal” ajo është 57-vjeç dhe emri i saj i plotë është Wei Guixian. “Jam ndjerë pak e lodhur por jo aq e lodhur sa vitet e kaluara. Çdo dimër, gjithmonë vuaj nga gripi. Kështu që unë mendova se ishte gripi”.

Më 16 dhjetor, ajo u drejtua në një nga spitalet më të mëdha të qytetit, Spitali Union Wuhan, për një kontroll të duhur. Atje një doktor e përshkroi sëmundjen e saj si “tepër të egër” dhe i tha që disa njerëz të tjerë nga Wuhan kishin ardhur tashmë me simptoma të ngjashme. Identiteti i të sëmurit të parë Covid-19, i njohur si “pacienti zero”, mbetet një mister në Kinë. Pandemia deri më tani ka vrarë më shumë se 22,000 njerëz dhe ka infektuar mbi 486,000 në të gjithë botën.

SHKARKO APP