Jo Kievin, por Rusia kërkon të marrë në kontroll këtë qytet ”thesar” të Ukrainës

Mariupol, është qyteti që Rusia kërkon ta ketë dëshpërimisht në kontroll dhe beteja është e ashpër. Mijëra trupa ruse dhe luftëtarë separatistë të mbështetur nga Moska janë përpjekur të pushtojnë qytetin juglindor të Ukrainës, Mariupol për gati një javë.

Mariupol ndodhet në pozicionin strategjik kyç në Detin Azov, që ndan forcat ruse në gadishullin e aneksuar të Krimesë dhe trupat separatiste të mbështetura nga Moska në Ukrainën lindore.

Me pushtimin e Mariupolit, Putin mund të krijojë një urë tokësore midis forcave të saj në Ukrainën juglindore dhe Krimesë. Qyteti është një port i madh.

Anijet eksportojnë në këtë qytet grurë në të gjithë botën. Imagjinoni se çfarë përfitimesh do të kishte Rusia nëse do të pushtonte qytetin “thesar” të Ukrainës.

SHKARKO APP