Jo maskë në rrugë, kërkesa të shumta mjekëve të familjes
Qeveria ”Rama 2”, bëri me dije që nga 15 tetori, me një akt normativ u bë e detyrueshme mbajtja e maskës me detyrim jashtë ambientit të shtëpisë. Në një kohë që Policia e Shtetit, tregon se çdo 24 orë gjobat shkojnë për një mesatare prej 500, ka një numër të lartë qytetarësh që nga ana tjetër, kërkojnë dokumente nga mjekët për ta justifikuar mosmbajtjen e maskës.
Strukturat e Policisë kanë vijuar kontrollet në terren në të gjithë vendin, për të monitoruar zbatimin e masës së re për parandalimin e përhapjes së Covid-19, mbajtjen e detyrueshme të maskës mbrojtëse, e cila është detyrim për të gjithë qytetarët, që në momentin që dalin nga shtëpia.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë secili, 626 qytetarë që lëviznin pa maskat mbrojtëse.